Elbasan, zjarr në komunën e Shushicës

04/09/2011 12:55

Një zjarr i fuqishëm ka rënë paraditen e sotme në komunën Shushicë të Elbasanit, ku flakët e zjarrit kanë përfshirë një masiv me pisha.

Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve lokale, zjarri ka shkatërruar deri tani 3-4 hektarë me pisha.

Sipas burimeve, ndërhyrja në zonë e makinave të zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Për këtë arsye, për shuarjen e flakëve janë angazhuar vetë banorët e komunës, të cilët kanë vënë në përdorim mjete rrethanore.

Për banorët zjarri nuk përbën ndonjë rrezik, pasi sipas kryetarit të komunës Lutfi Lala, vatra e tij ndodhet rreth 20 kilometra larg zonës së banuar.

Top Channel