“Berisha e do nën kontroll SHISH-in”

03/09/2011 15:10

Me mbishkrimin sekret, Ambasada Amerikane i ka përcjellë shqetësimin Departamentit të Shtetit për tentativën e kryeministrit Sali Berisha në kontrollin e Shërbimit Informativ Shtetëror përfshi qëndrimin e shprehur nga presidenti Bamir Topi për këtë projektligj.

Nëpërmjet kabllogramit të datës 27 janar 2010 thuhet se ky shërbim në bazë të projektligjit kthehet një vegël politike e kryeministrit Berisha përfshi kryeministrat e ardhshëm për të intimiduar rivalët politikë.

Të tilla ndryshime do të pengojnë bashkëpunimin me shërbimet e tjera përfshi atë tonin duke dëmtuar konfidencën ndërkombëtare në mundësitë e Shqipërisë në monitorimin e të burgosurve nga Guatanamo të mbërritur apo që do të mbërrijnë në Shqipëri.

Kabllogrami vijon me shqetësimin se Ambasada Amerikane përfshi ekspertë ligjorë nga BE-ja kanë shprehur shqetësime serioze për këtë ligj me të cilin mund të abuzohet.

Duke skanuar marrëdhëniet e zotit Berisha me shërbimet sekrete në të shkuarën dhe tani kabllogrami thekson se nuk është hera e parë kur qeveria Berisha tenton ta vërë nën kontroll SHISH-in për t’i dhënë një tjetër rol.

Ndërkohë që SHISH është një prej të vetmit institucione që ka mundur të ruaj pavarësinë, pavarësisht një atmofere jo të këndshme mes SHISH-it dhe kryeministrit.

Kabllogrami vijon me shpalosjen e tentativave të mëparshme nga zoti Berisha në vitin 2006 kur propozoi një ligj për bashkimin e SHISH-it me Ministrinë e Brendshmë, por u tërhoq pas një kundërshtimi intesiv ndërkombëtar. Ndërsa në 2006 Berisha orkestroi publikisht një fushatë të pasuksesshme për të shkarkuar drejtorin e SHISH-it Bahri Shaqirin me të cilin ka marrëdhënie jo të mira, ku supozohet ta takojë një herë në vit, sipas ligjit për këshillim, por ata nuk janë takuar ballë për ballë për disa vite me radhë.

Shaqiri vetëm sa ka dërguar një kopje të raportit vjetor të këtij insitucioni tek kryeministri.

Pas dështimit të Berishën në shkarkimin e Shaqirit, kryeministri është munduar ta dobësojë SHISH-in duke u dhënë agjencive të tjera mundësi dhe të drejta, si edhe i ka zvogëluar fondet e shërbimit sekret.

Kabllogrami tregon edhe për një takim të ambasadorit Withers me presidentin Bamir Topi nga ku kreu shtetit ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë projekt ligj për të cilin ka thënë, se ky projekt ligj i kujton organin e frikshëm të sigurimit të shtetit.

Duke cituar disa burime Ambasada Amerikane thotë se këto përpjekje të qarta të zotit Berisha me anë të projektligjit në fjalë, është vwnia nën kontroll e disa institucioneve të mbetura të pavarura, të cilat deri më tani i kanë shpëtuar kontrollit të tij.

Po të njëjtat burime janë shprehur se Bahri Shaqiri, një mik i qeverisë amerikane, është një figurë profesionale që ka gjasa të largohet duke u zëvëndësuar me një njeri të Berishës. Kjo do të ketë një efekt negativ tek punonjësit e shërbimit sekret shqiptar, shumë prej tyre të trajnuar nga amerikanët duke u zëvëndësuar me të tjerë pa eksperiencë.

Komenti mbyllës i kabllogramit thotë:

“Për këtë çështje kanë mbetur edhe pak ditë që komuniteti ndërkombëtar të paralajmërojë qeverinë shqiptare për rrezikun e këtij ligji”.

Top Channel