Unaza e Madhe, Olldashi: Shpronësimet u mbyllën

01/09/2011 10:55

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi inspektoi sot punimet për Unazën e Madhe të Tiranës, ku shprehu besimin se brenda 12 muajve do të jetë
gati aksi në shërbim të qytetarëve.

“Ky është një projekt ndër më të rëndësishmit, sepse është i lidhur edhe me aksin Tiranë-Elbasan. Procedurat e shpronesimit jane te ezauruara. Kane nisur likujdimet financiare, por procesi do te zgjase disa jave. Kosto eshte ne vleren 400 milione lekesh”, tha Olldashi.

Ne korrik te vitit 2012 pritet te perfundoje segmenti i Unazes se Madhe prej 3.7 kilomentrash, e cila ka nje kosto prej 2 miliard e 400 milion lekesh do te jete funksionale.

Nendrejtori i Pergjithshem i Rrugeve Skender Cota tha se segmenti qe kalon ne zonen e Selites, prane Kopshtit Botanik ne kodrat prapa Parku te madh te Tiranes, si dhe ne Sauk, do te jete nje autostrade me 6 korsi kalimi dhe me pjese ndarese qe shkojne deri ne dy metra, te cilat do te jene me gjelberim.

Banorët ankesa për dëmshpërblimet

Në segmentin e parë ku do të kalojë Unaza e Re, prej disa ditësh vijon aksioni për prishjen e të gjitha objekteve ku do të kalojë ky aks.

E ndërsa fadromat do të shkatërrojne plotësisht rreth 45 objekte të cilat jane të ndërtuara mbi bazen e të gjitha rregullave, pronaret e ketyre shtepive tregojne se nuk jane demshperblyer nga shteti dhe se pasuria e tyre disa vjecare eshte vleresuar fare pak.

Pronaret e ketyre objekteve shprehen se demshperblimi nga shteti eshte fare i vogel dhe aspak i perafert me vleren reale qe keto objekte kane ne treg.

Banoret e ketyre objekteve kerkojne qe shteti t’u demshperbleje per vleren reale te pasurive te tyre, por edhe t’u jape me shume kohe qe ata te nxjerrin jashte objektet nga banesa, dhe te kene mundesi te gjejne nje vend per t’u akomoduar.

Akuza për devijim

14 shtëpi janë shkatërruar disa dite me pare në Sauk, duke plotësuar kështu numrin prej 42 shtëpish, të cilat ishin planifikuar për t’u prishur për shkak të kalimit të unazës së madhe të Tiranës në këtë zonë.

Mes familjarëve, të cilët presin të marrin paratë e kompensimit, ka edhe nga ata të cilët i kishin ndërtuar pa leje shtëpitë, por që i kishin futur ato në proces legalizmi dhe kur bëhet fjalë për kompensim ata shprehen të revoltuar pasi thonë se po i sorollasin sa andej-këndej.

“Unë nuk them të mos bëhen rrugët dhe të mos prishen shtëpitë që i pengojnë, por të jepen lekë për vlerësimin e shtëpisë, që të shkoj me qera apo dicka tjetër. Institucionet po na cojnë nga njëri tek tjetri, kjo është poshtërsi”, shprehet një prej tyre.

Banorët akuzojnë se unaza ka devijuar nga gjurma e saj pasi ka patur nga ata që kanë dhënë ryshfet në mënyrë që të mos u prishej shtëpia.

“Unazë me zig-zage është hera e parë që bëhet. Saliu i bën këto. Unë e kam votuar atë, por ai po na prish shtëpitë”, ka shtuar banori.

Ndërkohë, sipas kreut të Inspektoriatit Ndërtimor të Tiranës,Dem Dollapi tashmë e gjithë gjurma e unazës së re që do të ndërtohet është e lirë nga ndërtimet.

“Ne jemi në vijim të aksionit për prishjen e ndërtesave, sot jemi në ditën e fundit dhe ky segment do të mbarojë. Firma që po merret me ndërtimin e unazës do kryejë pastrimin”, ka deklaruar Dollapi.

Ndërkohë, banorët që u janë prishur shtëpitë presin në ankth për të marrë paratë e kompensimit, si dhe lejet e ndërtimit nga bashkia e Tiranës për të nsiur nga e para ngritjen e shetpive të tyre.
 

Top Channel