Të përndjekurit kundër qeverisë

01/09/2011 16:30

Besim Ndregjoni, sekretar i Përgjithshem i Shoqatës Mbarëkombetare të
Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë komenton se
vendimi i Keshillit te Ministrave per ndryshimin e kohes kur fillon dhe
mbaron zyrtarisht persekutimi komunist, si dhe rregullimi i ligjit për
dëmshpërblimet ishte me tepër vonesë.

“Ka dy vjet që po shkelet afati ligjor. Ishte një bllof një shumë që jepte nënpunës qeverie sot në media se ka 400 mbi ish 85-vjecare, kur realisht as 10 në shkallë republike nuk kanë mbijetuar”, thotë Ndregjoni.

Ndregjoni thote se krimet e komunizmit nuk denohen me retorika politike. Sipas tij persekutoret e tyre gjendjen ende ne instancat me te larta te shtetit, ndersa asnje i perndjekur nuk ndodhet ne keto poste.

“Sot ne të përndjekurit politikë ballafaqohemi në institucionet e shtetit shqiptar, me ata që na dënuan, përbuzën dje dhe sot na bëjnë leksione demokracie, atëherë kryeministri nëse ka vizionin e tij për demokracinë e vendit, le të zbatojë rezolutën e Këshillit të Evropës dhe të integrojë të përndjekurit politikë”, tha Ndregjoni.

Sipas Ndregjonit, shpallja muze e burgut te Spacit eshte zgjidhje patetike, kur dihet se krimet e komuzimit kane nisur ne qendren e Tiranes, me pushkatimet ndaj intelektualeve ne 1945.  

Ndryshon ligji për ish të përndjekurit

Qeveria i ka bërë një ndryshim thelbësor ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politike nga regjimi komunist, duke ndryshuar kohen prej nga nis data e demshperblimit.

Deri me tani, te perndjekur politike ishin klasifikuar te gjithe ata qe ishin persekutuar, vrare, denuar me apo pa gjyq nga rregjimi i dikatorit Enver Hoxha, duke nisur nga data 30 nentor 1944, pra, qe nga dita, kur vendi konsiderohej i papushtuar.

Ligji i ndryshuar e sposton daten perpara kesaj kohe, me 25 tetor 1944. dhe jo pa domenthenie. Ne kete kohe, Keshilli Antifashist Nacional Clirimtar i Partisë Komuniste, jo vetem e kishte shpallur veten si pushtetin e vetem ne vend dhe ekzekutonte te gjithe kundershtaret politike, te perfshire ose jo ne lufte, por ne Berat ne 23 tetor ’44 ky keshill u veteshpall qeveri dhe Enver Hoxhen kryeminister.

Ish-të përndjekurit, “nuk hapen arkivat”

Ne
kendveshtrimin e ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane, prania e
ish-komunisteve ne politiken shqiptare, duke perfshire ketu edhe vete
kreun e qeverise, Sali Berisha, pengon hapjen e arkivave te shtetit,
kerkese qe sic shkruhet ne kabllogramen ’06tirana506′, ka rene ne vesh
te shurdher.

Qeveria, thuhet aty, ka pak gjasa ta perballoje koston
e kompensimit te te persekutuarve politike. Viktimat e komunizmit,
obelisk, por jo akses ne arkivat shteterore eshte titulli i kesaj
kabllograme, qe cilesohet subjekt sensitiv, por jo i klasifikuar, cka do
te thote se nuk permban informacione sekrete apo te paditura me pare.
Megjithese qeveria shqiptare, thuhet ne raport, ka premtuar nje ndihme
siperfaqesore per viktimat e komunizmit dhe ne parim eshte pajtuar me
kompensimin e tyre, ka shume pak gjasa qe ajo te disponojne mjetet e
nevojshme financiare per te kenaqur plotesisht anetaret e shoqates.

Qeveria
per me teper zor se do te angazhohet per zbardhjen e plote te fakteve
dhe te dhenave te nevojshme per zbardhjen e te gjithe demeve te
shkaktuara nga komunizmi. Nje analize e tille do te kerkonte hapjen e
arkivave deri me tani te vulosura te shtetit, qe shume pak vete besojne
se do te hapen ndonjehere nisur nga fakti qe shume ish-komuniste,
perfshire vete kreun e ekzekutivit, jane sot pjese e kastes politike ne
Shqiperi. Ky nuk eshte nje problem i ri, thote kabllograma dhe nuk ka ka
gjasa te zgjidhet shpejt.


 

Top Channel