Kush do të jetë kreu i ri i BSH?

31/08/2011 20:20

Ethet e zgjedhjeve kanë përfshirë tashmë edhe Bankën e Shqipërisë. Në tetor Kuvendi pritet të zgjedhë guvernatorin e ri që do të drejtojë bankën qëndrore, një nga institucionet më të rëndësishme kushtetuese të vendit, për 7 vitet e ardhshme.

Guvernatori aktual i bankës, Ardian Fullani nuk e ka fshehur ambicjen për të qenë sërish në krye të këtij institucioni.

“Gjithësecili ka dëshirë t’i cojë sfidat deri në fund. Thënia e një nga presidentëve më të suksesshëm të SHBA thotë: “Nuk ka limit në aktivitetin e njeriut. E rëndësishme është që ajo që ai bën të shihet si një kontribut i shtuar për shoqërinë, pavarësisht se kush përfiton””, ka deklaruar Fullani.

Gjithmonë FMN dhe institucionet e tjera që mbikëqyrin ekonominë shqiptare kanë bërë thirrje që mandatimi i kreut të bankës të jetë rezultat i një debati të gjerë publik dhe jo përmes marrëveshjeve jotransparnete nga grupime politike afër pushtetit.

Me kandidaturat për guvernatorin, publiku këkron të njihet përpara se të jetë vendosur. Guvernatori Fullani në favor të rizgjedhjes sheh transparencën si një nga avantazhet e tij, duke reflektuar direkt edhe një farë sigurie se ai mund të jetë sërish guvernator.

“Qëndrimi i BSH dhe qëndrimi im personal, komunikimi i hapur dhe konsistent, padiskutim që më jep një optimizëm të shtuar për t’i cuar sfidat deri në fund. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë një vlerë e shtuar për Evropën nesër”, ka shtuar Fullani.

Deri tani jozyrtarisht janë lakuar si kandidatura për karriken e guvernatorit të paktën dy ministra të kabinetit aktual Berisha. Por nuk është cudi të jetë edhe një për herë të parë si propozim edhe emri i një femre.

Top Channel