Aksident në Fushë Krujë, plagosen rëndë dy persona

30/08/2011 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes së hënë në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras.

Një motor është përplasur me një traktor që udhëtonte në këtë aks. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur që të dy drejtuesit e mjeteve, Arben Shota 35 vjeç dhe Gjon Ndoka, 22 vjeç.

Dy të plagosurit janë shoqëruar menjëherë për në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Ndërkohë, policia mbërriti në vendngjarje për të zbardhur plotësisht dinamikën e saj.

Top Channel