Burgaj: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

29/08/2011 09:30

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u takua sot me homologun grek Eleftherios Oikonomou.

Burgaj u shpreh se në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ilegal.

Kreu i policisë shqiptare theksoi se ka patur përkushtimin maksimal nga pala greke për të rritur nivelin e shërbimit ndaj shtetasve nëpër pikat kufitare.

Oikonomou, nga ana e tij vuri në fukje problemet nëpër pikat kufitare për shkak të fluksit të lëvizjes, ndërsa theksoi se do të punohet akoma më shumë për zgjidhjen e problemeve nëpër pikat e kalimit kufitar.

Top Channel