Zjarret, Olli: Situata nën kontroll

27/08/2011 14:20

Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli ka deklaruar lidhur me situatën e zjarreve se, pavarësisht disa vatrave në zona të ndryshme të vendit, situata është nnë kontroll.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Olli ka nënvizuar se situata është qetësuar falë ndihmës së ofruar nga vendet mike.

“Gjatë ditës së djeshme kemi pasur 12 vatra aktive, këto kanë qenë në masivin e Pishë Poros. Ndërkohë, kemi disa vatra në qarkun e Korcës dhe disa të tjera aktive në Kukës dhe 2-3 vatra të vogla në qarkun e Lezhës, konkretisht në Mirditë. Në bazë të marrëveshjeve me shërbimet homologe në Itali, Turqi e Mal të Zi, këto ditë është realizuar ndihma me mjete ajrore. Tashmë vatrat e djeshme janë shuar të gjitha”, ka deklaruar Olli.

Top Channel