Portet, fluks emigrantësh në ikje

26/08/2011 13:20

Në Durrës dhe Vlorë ka një fluks të shtuar të emigrantëve që largohen nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vende të tjera.

Mbrëmjen e djeshme, për shkak të mjegullës ka patur vonesa në mbërritjen e trageteve, por më pas puna ka nisur. Vonesat kanë shkaktuar radhë në port.

Ndërkohë, raportohet se vetëm në një ditë ikën nga porti i Durrësit 18 mijë persona. Fluks të rritur ka edhe në portin e Vlorës, ku 2700 persona dhe 470 mjete janë larguar në drejtim të porteve italiane.

Këtë vit në Vlorë nuk ka patur më radhë për shkak të ndryshimit të skemës së punës së policisë kufitare, e cila ka hapur 10 sportele për kontrollin e automjeteve. Fluks në rritje pritet edhe në ditët në vazhdim deri në ditët e para të muajit shtator.

Top Channel