KQZ, PD dorëzon ankesën për komunën Shalë

26/08/2011 13:45

Partia Demokratike mesditën e sotme ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore për komunën Shalë, e fituar nga kandidati i Partisë Socialiste.

Shqyrtimi i kërkesës ishte i pamundur për KQZ-në paraditen e sotme, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm i votave.

Anikimi ka marrë vetëm 3 vota, ndërkohë që kourumi duhet të formohej nga 4 votat e anëtarëve të këtij komisioni.

Përfaqësues të Partisë Socialiste në KQZ në fillim të mbledhjes e  kanë kundërshtuar autorizimin e përfaqësuesit të PD-së, Ylli Kaso, i ngarkuar për të ndjekur procedurën ankimore.

Duke iu referuar nenit 26 të Kodit Zgjedhor, anëtarët e PS në komision thanë se përfaqësuesi i çdo subjekti nuk ka të drejtë të lërë zëvëndës të tij.

Gjithashtu, përfaqësues të opozitës deklaruan se detyra e lënë nga KQZ nuk është plotësuar saktësisht dhe PD-ja nuk ka një përfaqësues sipas Kodit Zgjedhor për të ngritur ankim kundër vendimit të KQZ-së në KQZ.

Përfaqësues të PD pas mbledhjes deklaruan se do të shikojnë mundësitë ligjore për ta cuar ankimin në Kolegjin Zgjedhor.

Top Channel