Bursa për arsimin profesional

26/08/2011 16:50

Të gjithë të rinjtë, që kërë vit do të zgjedhin shkollat profesionale dhe vijnë nga Tirana, por edhe nga disa qytete në veri dhe juglindje të vendit do të përfitojnë bursa nga shteti.

Tregu i punës kërkon gjithnjë e më shumë të rinj, të specializuar në fusha si bujqësi, veterinari, ndërtim, teknonologji informacioni dhe pyjore, çka ka bërë që qeveria të japë një bursë për çdo të ri që do të regjstrohet në këto degë.

Por të privilegjuar këtë vit do të jenë edhe studentët e Fakultetit të Fizikës dhe Matematikës që vitin e parë e kanë mbaruar me mesataren 8. Ata do të përfitojnë një bursë mujore që shkon deri në 9 mijë lekë në muaj.

Nxënësit e regjistruar në shkollat profesionale në Dibër dhe Kukës, të cilët kanë përfunduar vitin e dytë, do të kalojnë në shkollat profesionale të Shkodrës dhe do të marrin një bursë mujore që shkon deri në 6300 lekë në muaj.

Këtë vit qeveria ka miratuar 1900 bursa për arsimin e lartë dhe 1650 për arsimin parauniversitar.

Top Channel