Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në në takim në Kryeministri, ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, zotin Ibrahim Makolli.

Kreu i qeverisë vlerësoi kontributin e rëndësishëm të diasporës shqiptare duke e cilësuar atë si thellësisht atdhetare dhe që i ka shërbyer me devotshmëri çështjeve kombëtare gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ndërkohë Makolli e ka falenderuar kryeministrin për kontributin e jashtëzakonshëm dhe të padiskutueshëm të kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare për përpjekjet e bëra nga Tirana zyrtare për njohjen e plotë të pavarësisë të shtetit më të ri të Evropës.

Top Channel