Vlorë, zjarr në fshatin Delisuf, situata jashtë kontrollit

24/08/2011 18:15

Një zjarr i madh ka përfshirë një masiv me pisha në fshatin Delisuf, në Vlorë.

Dhjetra hektarë pyll me pisha po digjen, ndërkohë që rrezikohen edhe banesat.

Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe prefekti Eduard Veçani bën apel për ndihmë.

“Duhet ndërhyrje urgjente, situata është shumë e rëndë”, është shprehur ai.

Top Channel