Vlorë, gjysma e qytetit pa energji

22/08/2011 20:55

Gjysma e qytetit të Vlorës është në errësirë për shkak të mungesës së energjisë.

Pa energji prej disa orësh janë lagjet “Karabash”, Topana dhe “Partizani”.

Sipas ÇEZ-Shpërndarje, shkak për ndërprerjen është një defekt në rrjetin qendror.

Edhe pse ÇEZ ka deklaruar se riparimi do të bëhej për pak orë, ende energjia nuk është kthyer.

Top Channel