Lirohet i dyshuari për vrasjen e Markut

19/08/2011 22:55

Policia e Tiranës liroi nga arresti në mbrëmje Astrit Vladin, i cili u arrestua pardje si i dyshuari kryesor për vrasjen në mesjavë të një 31 vjecari në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës këtu në Tiranë.

Ai u lirua pasi prokuroria e konsideroi të paligjshëm dhe të pa bazuar në prova arrestimin e tij.

Policia dyshonte se Vladi ishte vrasësi i Paulin Markut për shkak të bashkëpunimit të tyre në aktivitete të ndryshme jashtë Shqipërisë dhe mosmarrëveshjeve për to.

Por me lirimin e tij mbetet sërish pa autor vrasja e mbrëmjes se 16 gushtit.

Po ashtu ende nuk është zbuluar as personi që aksidentoi dhe la të vdekur pa asnjë ndihmë një ditë më pas një 60 vjecar në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës. 

Top Channel