Kalaja: Ndalni greven e urisë

19/08/2011 15:45

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura u ben thirrje minatorëve të
ndërpresin grevën e urisë sa më parë dhe të ulen në bisedime me
përfaqësues të kompanisë për realizimin e kërkesave të tyre. Gezim
Kalaja u shpreh se i mbeshtet kerkesat e minatoreve, por se ata duhet
t’i japin fund greves se urise.

“Marrim përsipër të gjitha përgjegjësitë, të gjitha kërkesat e drejta, të arsyeshme që mund të realizohen për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, për të nënshkruar marrëveshjen dhe për rifillimin e punës. Nuk ka rëndësi se kush do të firmosë, por e rëndësishme është që të behet nga përfaqësia e minatorëve dhe ata të marrin cfarë ata kanë kërkuar dhe të cojnë bukën e gojës në familjet e tyre”, tha Kalaja, duke e konsideruar këtë grevë pa kuptim, për interesat meskine të drejtuesve të grevës.

Zgjatja kaq shume ne kohe e protestes, prej rreth dy muaj,sipas Kalase eshte ne dem te minatorëve dhe te minieres. Kalaja ka theksuar se minatoret po perdoren nga drejtues te greves dhe se ata nuk mbeshteten nga punetoret e minerave te tjera ne vend.

Minatorët kanë deklaruar se nuk do ta nderpresin deri ne realzimine kerkesave qe kane parashtruar.  

Top Channel