Sherr për një vend parkimi në plazhin e Durrësit ka përfunduar në përdorimin e armëve dhe plagosjen e nje shtetasi kosovar.

Ai jetonte në zonën e plazhit në Durrës dhe ka edhe një aktivitet privat atje ku dhe është konfliktuar me disa persona të cilët e kanë qëlluar me armë duke e plagosur.

I plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia në vendin e ngjarjes mori në pyetje dëshmitarët.

Autorët e ngjarjes tashmë janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

Top Channel