U përkujtua 10 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes se Ohrit, e cila i
dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001 në Maqedoni.

Në konferencën e organizuar në Ohër, me rastin e kesaj ngjarjeje, nuk mori pjesë asnjë nga nënshkruesit e saj, si Arbër Xhaferi i PDSH-së, Lubço Georgievski i VMRO-DPMNE-së dhe Branko Cërvenkovski i LSDM-së. Në këtë ceremoni nuk mori pjesë as kryeministri dhe lideri aktual i VMRO, Nikolla Gruevski.

“Unë tani jam më luajal ndaj shtetit tim, unë sot kam shkollat, kam gjuhën dhe flamurin”,  tha nga Ohri, Ali Ahmeti lideri i BDI ne koalicionin qeveritar. Por ndryshe nga z. Ahmeti, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili e bojkotoi këtë manifestim, u shpreh se nuk mund te merrte pjesë në një manifestim të tillë cinik dhe në kasaphanën e të drejtave të shqiptarëve.

Liderët e partive më të mëdha maqedonase, Branko Crvenkovski i LSDM-së opozitare dhe Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së në pushtet, nuk kanë komentuar asgjë lidhur me kete aktivitet te zhvilluar në Ohër. Por ne ndryshim me ta, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar e kanë mbështetur këtë Marrëveshje, duke kërkuar respektimin dhe angazhimin e palëve për implementimin e saj të plotë.

Top Channel