Britani, masa të larta për rend dhe siguri

13/08/2011 10:15

Policia britanike ka bllokuar rrugët në këtë fundjavë, për të siguruar rendin dhe qetësinë. 

Stiven Kavanagi, zëvendësasistent i komisionerit të Policisë Metropolitane, tha se 16 mijë oficerë, dhe 2,500 policë të zakonshëm, do të jenë në detyrë në Londër në mënyrë që të vendoset qetësia.

Forca të tjera, duke përfshirë ato në qytetet e Notinghem, Birmingham dhe Liverpul, thanë se do të jenë  në nivel të lartë të gatishmërisë gjatë fundjavës, edhe pse ata thanë se nuk janë parashikuar probleme të mëtejshme pas disa netë qetësie.
 

Top Channel