Cameron: Trazirat nuk kanë lidhje me politikën

11/08/2011 14:00

Ne seancen e jashtezakonshme te parlamentit, i cili nuk mblidhet ne
seance plenare per shkak te pushimeve veriore, kryeministrit britanik
David Cameron pranoi se polica u tregua e ngadalte ne reagimin ndaj
trazirave duke e trajtuar ate si ceshtje te rendit publik dhe jo si
veprime kriminale.

Kishte shume pak police neper rruge, tha ai dhe se taktikat fillestare te policise nuk kishin qene efktive.

“Garantimi i sigurise se qytetareve eshte detyra kryesore e qeverise. te rinjte qe vodhen dhe plackiten nuk e ben kete veprim per motive politike. Ishte  nje akt i thjeshte vjedhjeje”, tha Cameron.

Kryeminstri britanik deklaroi se 10 milione sterlina do te jene ne dispozicion per te ndihmuar ata qe jane prekur nga dhuna. Pronaret e shtepive dhe bizneseve te djegura do te mund te kerkojne kompensim per demet edhe nese nuk kane jane te siguruar.

Nderkohe eshte njoftuar se ata qe strehohen nga autoritetet vendore do te debohen nga banesat e tyre, nese rezultojne se kane marre pjese ne trazira. Po ashtu eshte autorizuar qe policia te kerkoje nga qytetaret dhe te dyshurit qe te heqin maskat dhe veshjet qe mbulojne fytyren. Duket se Anglia po i kthehet normalitetsit dhe mbi 1300 persona jane arrestuar. Por situata i perngjan nje qetesie pas stuhise. Qetesia duket e brishte dhe prania policore do te vazhdoje te mbetet e perforcuar deri ne fundjave. Kete brishtesi e konfirmon edhe anullimi i ndeshjes se pare te Premierliges mes Totenhemit dhe Evertonit ne stadiumin e Totenhemit, i cili ndodhet vetem 100 metra larg vendit ku nisen trazirat te shtunen ne lagjen Totenhem te Londres.

Top Channel