Dule, vërejtje për regjistrimin

10/08/2011 15:45

Ritmet e fazës parapërgatitore sic e kërkon ligji për regjistrimin e
përgjithshëm të popullsisë, Census 2011 kanë marrë një sërë kritikash
nga Vangjel Dule lideri PBDNJ-së, kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga
nisja e këtij procesi.

Sikurse edhe ne kofenrencen e fundit per shtyp disa jave me pare, ne diten kur parlamenti po dikutonte ligjin e shume-debatuar te regjistrimit, Dule e ka vene theksin ne vetedeklarimin qe sipas tij eshte nje e drejte e cdo shoqerie.

“Ne konstatojmë më keqardhje se me amendimet e fundit në ligjin për censusin, abrogohet e drejta thelbësore e vetëdeklarimit, penalizohet ajo dhe në të njëjtën kohë shkelet parimi i konfidencialitetit të të dhënave në census. Për rrjedhojë një regjistrim i tillë nuk mund të jetë i standardeve europiane”, tha Dule.

Zoti Dule i eshte pergjigjur edhe pyetjes se Top Channel se ne cfaze ndodhen perpjekjet e nisura disa muaj me parë per unifikimin e minoritetit grek.

“Jemi në një përpjekje sistematike për unifikimin e përfaqësimit politik të minoritetit etnik grek. Instrumentat, veglat e zotit Berisha, mbi të cilat investohet bujarisht me poste drejtuese në administratë dhe me ofertë shansesh abuzive nuk janë dhe nuk mund të përbëjnë përfaqësim dhe përfaqësues të minoritet grek. Ne flasim për unifikimin e zërave të shëndoshë”, tha Dule.

Zhvillimet qe pasuan zgjedhjet e 8 Majit, Dule partia e te cilit eshte pjese e opozites se bashkuar i ka cilesuar si nje “zenie ne gjume nga zoti Berisha te opozites dhe faktorit nderkombetar duke kryer nje vjedhje spektakolare te votes”.

Ndersa per idene e hedhur nga Nard Ndoka se aleatet e opozites se bashkuar duhet te mbeshtesin rikandidimin per president te Bamir Topit, kjo per Vangjel Dulen ceshtja e emrit eshte nga te fundit qe duhet te diskutohet. Sipas Dules Shqiperia nuk vuan per emra kandidates, por nga mosfunksioni institucioneve.

Top Channel