Anglia në kaos

10/08/2011 03:20

Pas trazirave që përfshinë Londrën episode dhune u shënuan dje në mbrëmje edhe në Manchester.

Një natë më parë një valë plackitjes, djegiesh të dyqaneve, bizneseve, restoranteve dhe ndërtesave të banimit pranë tyre, e detyruan kryeministrin britanik Dejvid Kameron të ndërpresë pushimet në Itali dhe të mbledhë Komitetin e Emergjencave.

Njoftimet thonë që trazirat nisën edhe në Manchester, ndonëse jo në përmasa jo aq të mëdha sa në Londër.

Mbi 16 mijë forca të sigurisë janë grumbulluar në Londër duke krijuar vakuum në qytetet e tjera, cka u ka dhënë edhe përparësi grupeve të plackitësve.

Top Channel