Durrës, mbytet në det 70-vjecari

22/07/2011 12:10

Mbytet në brigjet e Adriatikut në plazhin e Durrësit një 70-vjecar, i cili ndodhej me pushime në zonën e Kavalishencës.

Hasan Lluani, 70 vjec është futur për t’u larë në det ku me sa duket është ndjerë keq dhe ka pësuar një atak kardiak.

Trupi i viktimës është cuar në morg për të kryer autopsinë. Mjeket kane bere shpesh apel per kujdes ne keto dite temperaturash te larta, duke theksuar se sidomos femijet dhe moshat e medha te evitojne qendrimet ne diell ne oret e pikut.

Top Channel