PS: Rikthehemi në parlament

02/07/2011 15:00

Faktimi dhe renditja e provave të manipulimit të rezultatit për postin e
kreut të bashkisë, Tiranë, ka qene pika e parë që ka hapur asamblene e Partisë Socialiste. (UPDATE)

Një analize e detajuar e punes se bere nga grupi i eksperteve ne selise roze ne nje dosje, ku bejne pjese edhe video-regjistrimet e grupeve te numerimit e qe sipas socialisteve bien ndesh me rezultatet e deformuara me pas, ne tryezen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Sic eshte rasti i qendres se votimit 1941, ku sipas dokumentave te faktuara edhe me video, grupi i numerimit ka dhene rezultatin 517 zgjedhes, per 517 vota. Por me pas ne KQZ, sipas socialisteve, gjerat kane ndryshuar dhe numrit te votave per kryetar, i jane shtuar edhe 4 te tjera.

“Janë vota të futura nga jashtë procesit zgjedhor në mënyrë manipulative,per te deformuar vullnetin e votuesve, duke sjellë prishje të procesit dhe mospërputhje shifrash”, thane ekspertet.

E keshtu me radhe socialistet kane bere nje ekspoze te shume kutive, qe kane patur nje diference te ndryshuar ne tryezen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Nderkohe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i beri nje apel Kolegjit Zgjedhor, duke i kerkuar gjyqtareve te respektojne Kushtetuten, standartet nderkombetare te vendosura nga Komisioni i Venecias, por edhe precedentet ne keto zgjedhje.

“Të respektojnë, në fund të fundit, vetë precedentët e paravendosur prej atyre, në po keto zgjedhje ne disa njesi vendore, ku te pese gjykatesit e 6 korrikut kane firmosur pavlefshmerine duke detyruar perseritjen e zgjedhjeve “, tha Rama.

Per te mos lejuar qe kriza e zgjedhjeve te thellohet me tej ne Shqiperi, sipas liderit te opozites ka nje zgjidhje.

“Ne jemi gati të rikthehemi para popullit sovran në Tiranës, për një rigjykim përmes votës. Mënyra se si do të zgjidhet kriza e zgjedhjeve në Tiranë është per vendin tone dhe ardhmerine e tij më shumë se emri i fituesit të zgjedhjeve. Nese humbesi Sali do te dale fitues me vule gjykate, atehere jo vetem populli i Tiranes do te jete shkelur ne sovranitetin e tij kushtetues, por besimi qytetar te e drejta e votes dhe vete drejtesia do te marre nje goditje me pasoja te pallogaritshme”, tha Rama.

Zoti Rama pas dy viteve protesta, bojkot, greva e demonstrata qe sipas tij sollen fitoren e 8 majit paralajmeroi se rikthimi i opozites ne kuvendin e Shqiperise lidhet me perfundimin e plote te procesit zgjedhor.

“Kemi nënshkruar një pakt me qytetarët.Sezoni ri i parlamentar duhet të jetë per ne, sezoni i nismave ligjore per afirmimin ne sallen e parlamentit te atij angazhimi solemn. Ky eshte premtimi, qe u kemi qytetareve dhe ne opozite do ta afirmojme, ndersa ne qeverisje do ta realizojme”, u shpreh Rama.

Megjithate sic tha kreu i Partise Socialiste ne keto momente beteja eshte ne perballjen e drejtesise me faktet dhe provat e nje vjedhjeje, qe sipas zotit Rama nuk duhet te ligjerohet. Nderkohe Partia Socialiste do te nise procesin zgjedhor ne strukturat neper rrethe, per te kulmuar ne 5 nentor me kongresin e saj.

Në mbyllje të Asamblesë, Klosi njoftoi se është marrë vendimi për ngritjen e dy grupeve të punës, për ndryshimet strukturore të partisë dhe për programin e ri të saj.

Top Channel