F1, rikthehet Cmimi i Madh i Bahreinit

03/06/2011 21:10

Rikthehet pista e Bahreinit në kalendarin e këtij kampionati botëror 2011 të Formulës 1.

Ky konfirmim zyrtar ka ardhur nga FIA e cila ka marrë konfirmimin edhe nga vendi arab. Cmimi i Madh i Bahreinit duhet të ishte gara e parë e këtij sezoni, por gjendja e vështirë dhe trazirat në këtë shtet sollën pezullimin e përkohshëm të kësaj gare.

Tashmë ajo është spostuar në fundin e sezonit ose më saktë më 30 tetor, datë në të cilën ishte parashikuar të zhvillohej Cmimi i Madh i Indisë që gjithashtu është shtyrë për në datat 4 ose 11 dhjetor.

Në fillim lajmi është marrë vesh nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku një funksionar i lartë i shtetit të Bahreinit kishte cituar fjalët e sheikut Sheik Fauaz al-Khalifa. Në këtë mënyrë kalendari i këtij sezonit të Forfmulës 1 rikthehet me 20 gara.

 

Top Channel