Sukth, plagosen dy simpatizantë të PS

18/04/2011 18:35

Një incident elektoral është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Sukth të Durrësit, ku kanë mbetur të plagosur dy simpatizantë të Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve të fundit, ata janë qëlluar me mjete të forta nga një simpatizant i PD, pas një takimi elektoral të opozitës.

Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh zjarri.

Mësohet se dy personat e plagosur, shtetasit Petrit Balla dhe Sokol Bardhi janë dërguar në spitalin e qytetit të durrësit.

Incidenti i pasdites së sotme vjen pas atij të ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku një sasi tritoli shpërtheu para banesës së kandidatit të PS për njësinë numër shtatë.

Pavarësisht apeleve për një fushatë të moderuar të bëra vazhdimisht nga faktori ndërkombëtar, duket se konfliktet elektorale janë të pashmangshme.

Top Channel