Kosovë, ngrihen komisionet e ndryshimit

16/04/2011 20:10

Marrëveshja mes PDK-së, AKR-së dhe LDK-së ka filluar të marrë formë dhe të zbatohet.

Përbërja e dy komisioneve parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor është depozituar tashmë në Kuvend.

Pjesë e komisioneve do të jenë edhe partitë opozitare AAK dhe Vetëvendosje, të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen përmes zyrtarëve të tyre.

Ndërkohë, pritet që kjo cështje të futet në seancat e legjislativit, në mënyrë që dy komisionet të miratohen sa më shpejt.

“Koha për atë që parashikon marrëveshja ka filluar të ecë. Që do të thotë se duhet t’i futemi punës për të realizuar ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor”, ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Në kuadër të marrëveshjes është rënë dakord që komisioni për ndryshimet në kod të drejtohet nga partitë e opozitës, ndërsa ai për ato në Kushtetutë nga ato të pozitës.

Ndryshimet në fjalë pritet të sjellin edhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës nga populli.

Top Channel