Perëndimi insiston: Gaddafi duhet të ikë

15/04/2011 09:45

Liderët e SHBA, Britanisë dhe Francës kanë deklaruar në një letër të përbashkët se në Libi nuk mund të ketë paqe derisa Gaddafi të qëndrojë në pushtet.

NATO dhe partnerët e saj, thanë ata, duhet të vazhdojnë operacionet ushtarake për të mbrojtur civilët dhe për të mbajtur nën presion qeverinë e kolonelit.

“Lejimi i qëndrimit të tij në pushtet do të ishte një tradhti për popullin libian”, kanë deklaruar njëherësh liderët ndërkombëtarë.

Ndërkohë, e bija e Muammar Gaddafi-t ka akuzuar liderët perëndimorë se po ofendojnë popullin libian.

“Të flasësh për dorëheqjen e Gaddafi-t është një fyerje për të gjithë popullin”, ka dekalruar Aisha Gaddafi, përpara një grupi të rinjsh, besnikë të regjimit.

Ndërkohë, NATO po përpiqet të gjejë më shumë avionë luftarakë për të kryer misionin e tij. Vetëm pak nga 28 vendet anëtare, përfshirë Francën, Britaninë, Kanadanë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Danimarkën po kryejnë sulme ajrore.

Top Channel