Libi, vajza e Gaddafi-t sfidon NATO-n

15/04/2011 16:05

Vajza e kolonelit të Libisë, Muammar Gaddafi, i lëshoi një sfidë vendeve perëndimore, duke u shprehur e sigurtë se bombat e NATO-s nuk do t’a përkulin vendin e saj.

Duke folur nga bunkeri ku qëndron së bashku me babain, Aisha Gaddafi, e cila i shpëtoi më parë një sulmi amerikan mbi një bunker në vitin 1986, deklaroi:

”Largohuni nga qiejtë tanë dhe merrni me vete bombat tuaja. Ato nuk do t’a përkulin vullnetin e popullit libian.

Kur isha vetëm nëntë vjeç u përpoqën të më vrisnin duke më hedhur bomba në kokë. Tani, janë duke vrarë çdo ditë me dhjetëra fëmijë vetëm sepse ata janë libianë”,

Deklarata e Aishës në Tripoli u bë përpara një turme përkrahësish, të cilët valëvisnin banderola si “Zoti, Gaddafi, Libia” apo “Populli do Gaddafi-n”.

Ndërkohë, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi nga një takimin i Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin se koloneli është duke e sfiduar aleancën, duke vazhduar të bombardojë qytetet e rebelëve, pa u shqetësuar për jetën e civilëve të pafajshëm”.

Top Channel