Libi, NATO takohet në Berlin

14/04/2011 15:20

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s janë duke zhvilluar një takim në Berlin, midis diferencave të shteteve antare për mënyrën se si do të vazhdohet ndërhyrja në Libi.

Britania dhe Franca kanë ushtruar presion për të intensifikuar fushatën e bombardimeve, por disa vende kanë reaguar ashpër ndaj këtij plani.

Disa shtete kryesore të aleancës, si Spanja apo Italia, nuk kanë marrë pjesë në sulmet mbi objektivat tokësorë.

Kryengritësit kanë protestuar ndaj vendimit të NATO-s për t’i imponuar Libisë një embargo të plotë armësh, çka sipas tyre, është përgjegjëse për ndalimin e ofensivës së rebelëve.

Për momentin, vetëm gjashtë prej 28 antarëve të NATO-s, Franca, Britania, Kanadaja, Belgjika, Norvegjia dhe Danimarka janë duke ndërmarrë bombardime mbi Libinë.

Dy superfuqitë jashtë kësaj aleance, Rusia dhe Kina, kanë akuzuar për shkelje të rezolutës së OKB-së, e cila sipas tyre nuk autorizon përdorimin e forcës në vendin e Afrikës Perëndimore.

Top Channel