Libia, Rasmussen: S’po veprojmë me ngadalë

13/04/2011 18:45

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se trupat e Aleancës nuk po veprojnë me ngadalë në Libi.

“Nuk jam aspak dakord me deklaratat se NATO po vepron me ngadalë”, ka pohuar Rasmussen për gazetarët në Doha.

Në këtë qytet është zhvilluar mbledhja e grupit të kontaktit, ku është diskutuar posacërisht mbi Libinë.

“Operacionet tona do të përfundojnë kur të mos ketë më kërcënime për civilët në terren”, ka nënvizuar numri një i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Reagimi i tij erdhi pas kritikave të bëra nga ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe dhe ai i Britanisë, William Hague, se NATO duhet të bëjë më shumë përpjekje në Libi.

Top Channel