Japoni, kriza bërthamore ende larg zgjidhjes

13/04/2011 13:40

Kompania që operon reaktorët bërthamorë të dëmtuar në Fukushima, TEPCO, lajmëroi sot se është duke përpunuar një plan të detajuar për zgjidhjen përfundimtare të krizës bërthamore.

Megjithatë, për mediat japoneze një deklaratë e tillë është skandaloze dhe nuk vonuan që të akuzonin menjëherë për paaftësi përfaqësuesit e kësaj kompanie, që sipas tyre, kanë patur kohë të mjaftueshme në më shumë se një muaj për të zgjidhur problemin.

Sipas buletinit ditor informative që publikohet prej TEPCO, inxhinjerët e saj janë pranë shkarkimit të të gjithë ujit radioaktiv që ka mbetur në një prej gjashtë reaktorëve.

Me të ndodhur kjo, mund të nisë menjëherë puna për riparimin e sistemit të dëmtuar ftohtës të bërthamëve të reaktorit.

Besohet se pas stabizlimit do të nisë menjëherë puna për çmontimin e plotë të centralit bërthamor.

Top Channel