SHBA kritikon qeverinë egjiptiane

10/02/2011 00:50

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar qeverinë e sapoformuar egjiptiane se nuk po bën aq sa duhet për të ndërmarrë reformat e demokratizimit.

Kjo sipas Shtëpisë së Bardhë vërtetohet nga rrugët e sheshet e Kajros që vazhdojnë të mbeten plot me protestues anti-qeveritarë e anti-Mubarak.

“Ajo që po ndodh aktualisht në rrugët dhe sheshet e Kajros nuk është aspak për t’u habitur, duke u nisur nga fakti se qeverisë egjiptiane i mungon iniciativa për të ndërmarrë reforma e për t’iu kundërvënë pakënaqësisë popullore”, deklaroi në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Top Channel