SHBA tjetër apel Egjiptit

09/02/2011 01:20

Shtetet e Bashkuara i dërgojnë një tjetër sinjal presidentit egjiptian, Hosni Mubarak se kërkojnë ndërmarrjen e reformave të menjëhershme për demokratizimin e vendit.

Mësohet se zv/presidentit amerikan, Joe Biden ka patur një telefonatë me homologun e tij egjiptian, Omar Suleiman të cilit i ka kërkuar heqjen e menjëhershme të ligjeve të emergjencës në vend dhe ndërmarrjen e reformave për demokratizimin e shtetit.

Kërkesa amerikane është ripërsëritur pikërisht në ditën kur në Kajro u mbajt protesta më e madhe kundër Mubarakut, pavarësisht se thirrjeve të këtij të fundit se do të kryejë një zëvendësim të pushtetit në mënyrë paqësore, pasi largimi i menjëhershëm, sipas tij do të sillte kaos në vend.

Top Channel