Mubarak, njeriu më i pasur në botë?

09/02/2011 10:05

Pasuria e presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, dhe e familjes së tij (gruas Suzanne dhe fëmijëve Gemal dhe Alaa) mendohet të jetë nga 40 deri në 70 miliardë dollarë.

Kjo shumë del nga ekspertët e Lindjes së Mesme. Sipas tyre, pjesa më e madhe e pasurisë së Mubarak ruhet në llogari bankare në banka të huaja (Angli dhe Zvicër kryesisht).

Gjithashtu ekspertët mendojnë se presidenti egjiptian ka investuar në pasuri prestigjoze imobiliare në qytete si Neë York, Los Angeles, Dubai apo Londër.

Mubarak e ka grumbulluar këtë “thesar” me kontratat në sektorin e mbrojtjes kur ishte në krye të aviacionit ushtarak të Egjiptit.

Sipas “Forbes”, nëse pasuria e Mubarak do të ishte 70 miliardë dollarë, atëherë presidenti egjiptian do të ishte më i pasuri në botë duke lënë prapa Carlos Slim dhe Warren Buffett.

Top Channel