Viktima përcillet për në banesën e fundit

22/01/2011 15:00

Po zhvillohet në këto momente ceremonia mortore e shtetasit Hekuran Deda, i cili humbi jetën gjatë demonstratës së djeshme të opozitës.

Sipas informacioneve të fundit, në ceremoni po marrin pjesë edhe kryetari i PS, Edi Rama dhe deputetë të tjerë socialistë.

Deda humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri bashkë me dy persona të tjerë teksa protestonin para selisë së kryeministrisë.

Personi tjetër që humbi jetën është shtetasi Viver Veizi, 43 vjec nga Gjirokastra, ndërsa i treti nuk është identifikuar ende nga policia.

Top Channel