Ministri i Jashtëm i Tunizisë në Egjipt

18/01/2011 02:40

Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Kamel Morjane ndodhet në Sharm el Sheik në Egjipt ku do po zhvillon takime me liderët e Lidhjes Arabe.

Morjane ka patur takime me disa liderë të botës arabe të cilët kanë shfaqur interesimin në lidhje me sistemin e ri qeverisës që do të vendoset në Tunizi.

Kjo është vizita e parë e Morjanes si anëtar i kabinetit të unitetit kombëtar formuar me opozitën vendase pas protestave masive që cuan në rrëzimin e presidentit Ben Ali.

Top Channel