Tiranë, arrestohen dy hajdutë makinash

08/01/2011 16:39

Policia e Tiranës arrestoi dy persona që kishin kryer nëntë vjedhje automjetesh, dhe në nëntë raste të tjera kasetofonet e tyre.

Gjatë një komunikimi për mediat zyra e shtypit e kësaj drejtorie njoftoi se, kreu arrestimet e shtetasve Zejnel Mece, 35 vjec, me banim në Kukes dhe Gëzim Buqa, 19 vjec me banim në Suharekë të Kosovës.

Të dy të arrestuarit e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në Tiranë. Në rastet kur nuk arrinin dot të vidhnin automjetin largoheshin duke i marrë kasetofonët.

Policia tha se gjatë operacionit të koduar “Parku”, u sekustruan në cilësinë e provës materiale një seri automjetesh të vjedhura, kryesisht të tipit Golf.

Top Channel