Aksident në Gjirokastër, humb jetën 22-vjeçarja

08/01/2011 16:02

Në aksin Gjirokastër-Tepelenë një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Policia njofton se viktima është Pandora Budo. Ajo është nga Picari i Gjirokastrës dhe ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur u përplas nga një makinë me targa të Gjirokastrës.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërsa paraprakisht thuhet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave.

Top Channel