Vrasja në Elbasan, identifikohet autori

04/01/2011 10:30

Policia e Elbasanit ka arritur të identifikojë Bledar Muçën si autorin e vrasjes që tronditi qytetin në datën 30 dhjetor, kur një shtetas 40-vjeçar u ekzekutua me armë në një rrugë kryesore, pranë lagjes “Vullnetari”.

Muça është shpallur në kërkim dhe një mandatarresti pritet të lëshohet edhe në policinë ndërkombëtare “Interpol”, pasi ai dyshohet se nuk ndodhet më në Shqipëri.

Në lidhje me ngjarjen, në pranga është vendosur edhe efektivi i policisë së Kapshticës, Ardian Çekiçi, i cili besohet se ka ndihmuar vrasësin që të largohet për në kufirin grek.

Një javë më parë, 24 orë përpara ndërrimit të viteve, Ilir Rexhepi u ekzekutua me një breshëri automatiku në daljen nga një lokal. Në vazhdën e hetimeve, 15 persona u shoqëruan në komisariat, deri sa u bë i mundur përcaktimi i një piste hetimesh.

Viktima ishte presidenti i një shoqërie të policisë private në qytet dhe njëkohësisht është vëllai i ish-policit të vrarë dy vjet më pare, Roland Rexhepi, i njohur ndryshe si Doda.

Gjyqi i Dodës ende nuk ka përfunduar, ndonëse vrasja ka ndodhur që në 22 Korrik të 2009-s. Praprakisht, dyshohet se pista e vrasjes së dy që trondit familjen Rexhepi është motivuar nga hakmarrja, por zyrtarisht ende nuk dihen arsyen e kësaj ngjarje.

Top Channel