Ministri i Transportit në Kosovë, Fatmir Limaj, deklaroi se brenda vitit 2011 do hapen për qarkullim 34 kilometrat e para të autostradës Morinë-Mërdarë, pjesë e autostradës së njohur si “Rruga e Kombit”.

Në konferencën e fundit për shtyp për vitin 2010, Limaj vendosi si afat muajin tetor të 2011 për hapjen e këtij segmenti rrugor.

“Për herë të parë kjo qeveri, e mobilizuar tërëisht ka arritur që të krijojë mundësi dhe hapësirat që Bechtel-Enka të zhvillojë normalisht punimet dhe tashmë dinamika varet nga ata. Flasim me siguri të plotë që ne të gjithë së bashku do të jemi dëshmitarë në tetor të shfrytëzojmë për herë të parë një segment prej 34 kilometrash që mund të qarkullohet dhe të hapet për qytetarët në drejtim të Shqipërisë”, tha Limaj.

Top Channel