Shkodër, Topalli viziton të evakuuarit
12/12/2010 17:40
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi sot konviktin e vajzave në Shkodër ku janë strehuar me dhjetera banorë nga fshatra të ndryshme, të prekur nga përmbytjet.
Kryetarja e Kuvendit bisedoi me banorët dhe punonjës të konviktit, ku u njoh me masat për furnizimin me ushqime dhe ilaçe, si nga strukturat publike, ashtu dhe nga organizmat ndërkombëtarë.
Në vijim të takimeve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli diskutoi me një grup punonjësish të Emergjencave Civile, të ardhur nga krahina të ndryshme të Italisë, në ndihmë të Qarkut të Shkodrës.
Top Channel