Teuta Topi viziton zonat e përmbytura

11/12/2010 14:25

Zonja e parë Teuta Topi ka qenë në qytetin e Shkodrës ku ka vizituar familjet e përmbytura të cilat janë strehuar në konviktin e shkollës industriale dhe në atë të muzikës.

Pasi është informuar për kushtet dhe shëndetin e tyre, zonja Topi i ka dorëzuar ekipit shëndetësor një sasi të konsiderueshme medikamentesh si antibiotikë, hipertensivë, antidiabetikë, etj.

Duke vlerësuar punën e bërë nga ekipet mjekësore të ngritura nga Ministria e Shëndetësisë, zonja e parë ka deklaruar se ardhja e saj në Shkodër është në mbështetje të të gjitha familjeve të dëmtuara, “që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve”.

Top Channel