Topalli inspekton pompat e ujësjellësit

10/12/2010 18:00

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli inspektoi pompat e Ujësjellësit të qytetit të Shkodrës.

Punëtorët kanë punuar pa ndërprerje, në mënyrë që të shmangeshin pasojat e dëmtimit të pompave dhe të bëhej i mundur furnizimi me ujë i qytetit.

Kryetarja e Kuvendit, që është edhe deputete e qarkut të Shkodrës vlerësoi punën e punëtorëve të ujësjellësit, të cilët i cilësoi “heronj të heshtur”.

Kur uji ishte ngritur një metër afër stacionit elektrik, punonjësit e ujësjellësit kanë punuar për vënien në punë të stacionit të vjetër të pompave të ujit.

Top Channel