PS, ndihma për të përmbyturit në Shkodër

08/12/2010 10:15

Partia Socialiste ofron ndihma për banorët e përmbytur në Shkodër dhe i bën thirrje të gjithë të zgjedhurve dhe strukturave të kësaj force të angazhohen plotësisht në këtë moment të vështirë.

Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se shpresohet që ky koment të kapërcehet, ndërsa akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri.

“Të kthesh kurrizin nga plagët e mëdha të të gjithë territorit duke nisur nga Shkodra, do të thotë jo vetëm të tradhëtosh vendin, por t’i lesh njerëzit në mëshirën e një fatkeqësie tjetër”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti kërkoi ndryshim radikal në buxhetin e vitit 2011, duke rialokuar të gjitha fondet e investimeve të reja publike kundër kënetizimit të Shqipërisë.

“Më shumë se kurrë sot është aktuale nevoja për largimin e Berishës dhe të kësaj qeverie barbarësh. Sot është nevoja për një model të ri zhvillimi, përgjegjësisht në raport me qytetarët”, tha Rama.

Top Channel