Shkodra, ende në emergjencë

07/12/2010 15:00

Shkodra vazhdon të jetojë ditë të vështira, edhe pse për të dytën ditë me radhë niveli i liqenit është ulur sërish.

Gjendja ka njohur nje permiresim te lehte, por emergjenca mbetet ende si në qytet dhe ne zonen e Nënshkodrës.

Aktualisht ndodhen nën ujë 13700 hektarë, ndërsa nuk ka ndryshuar numri i banesave që janë të përmbytura. Disa komuna janë ende të izoluara, ndërsa 8 lagje të qytetit janë të perfshira nga uji.

Forcat e ushtrise kane vijuar dhenien e ndihmes, edhe pse jo te gjithe banoret kane mundur ta perftojne ate. Disa banorë janë ankuar për mënyrën e shpërndarjes së ndihmave, pasi thonë se po abuzohet.

Ndërkohë në hidrocentrale gjendja duket disi më e mirë, pasi edhe niveli i prurjeve ka rënë.

Top Channel