Berisha: Përmbytjet, fatkeqësia më e madhe në 150 vjet

07/12/2010 11:10

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se përmbytjet në Shkodër ishin fatkeqësia më e madhe natyrore e 150 viteve të fundit në Shqipëri.

Shefi i qeverisë ka vijuar takimet në Shkodër për të folur rreth gjendjes së krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit që prekën pjesën më të madhe të zonës duke lënë hektarë të tëra toke nën ujë, banesa dhe rrugë.

“Falenderoj qytetarët shkodranë dhe strukturat shtetërore që ndihmuan në përballimin e situatës”, tha Berisha. Sipas tij gjendja e krijuar ishte një sprovë për shtetin, ndërsa premtoi ndihma të vazhdueshme për familjet e prekura nga fatkeqësia.

Kryeministri theksoi se në fillim të vitit 2011 do të nisë ndërtimi i by pass-it të Shkodrës, ndërsa projekt emergjence do të jetë thellimi i Bunës.

“Do të ketë ndërhyrje në rreth 100 kilometra argjinaturë në zonën e Nënshkodrës”, tha Berisha.

Top Channel