Rama-Berishës: Jepu fund dhimbjeve të ish të përndjekurve

20/10/2010 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke folur ne Kongresin e Grave Socialiste, foli per here te pare per greven e ish te perndjekurve duke
hedhur poshte akuzat e Kryeministrit se greva e tyre eshte organizuar
dhe nxitur nga opozita.

Rama i kerkoi Berishes t’i jape fund vuajtjeve te atyre njerezve, te cilet kane vuajtur në burgjet e partite ku ka bere pjese Berisha dhe premtoi zgjidhjen e çështjes së tyre nga Qeveria Socialiste

“Eshte greve politike thote Qeveria. Jo! E verteta e hidhur eshte se ajo eshte nje greve urie per buken e gojës. E nxit Partia Socialiste, thotë Saliu. Jo! Atë grevë e ka nxitur, organizuar dhe mban gjallë, tallja përbuzëse e Saliut ndaj të burgosurve politikë. Janë fundërrina, shkruajnë gazetat e PD-së. Jo! Nuk ndodh kurrë që Qeveria Amerikane t’i kërkojë Qeverisë shqiptare të dialogojë me fundërrina. Kam shkuar t’i vizitoj një natë, ndër të parat netë në çadrën e tyre, bashkë me Pandeli Majkon dhe pa kamera e pa reporterë nga pas, sepse nuk donim të bënim politikë në sfondin e vuajtjes së tyre, sa të vjetër, aq edhe të re. Më pyetën: “Po çfarë do të bëje po të ishe Kryeministër. Do dëmshpërbleje sipas ligjit të gjithë të burgosurit?” Ju thashë, se ligji është bërë për t’iu gënjyer, jo për t’ju shpërblyer dhe unë nuk ju gënjet dot sot në emër të atij ligji mashtrues. Por ju siguroj se as nuk do t’ju shpërfillja kurrë, siç ju shpërfill Saliu edhe pse votën ia keni dhënë atij dhe jo mua, por kur të jem Kryeministër vitin e ardhshëm do t’ju kthej të burgosurve politikë në radhë të parë të drejtën që të respektohen jo thjesht si njerëz, po si njerëz që kanë në trup, mendje e shpirt, plagë ndaj të cilave të gjithë kemi detyrimin që të jemi të dhimbsur dhe të dëgjohen nga Qeveria, ashtu sic e meritojnë. Unë i them sot Kryeministrit, bëhu burrë dhe dëgjoji ata që Partia ku militove për cerekshekulli, dhe u nxiu jetën duke iu marrë me dhunë një pjesë të jetës, i la sot aty ku janë dhe nxirri nga ai kalvar dhimbjesh dhe zjarresh, duke i parë sy më sy, si njeriu njerëzit, jepi fund këtij turpi, që po i rrënqeth edhe miqtë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Rama.

Strazimiri: Majko shpërbleu persekutoret

“Ky eshte vendimi numer 872, ne te cilin Ramiz Alia, padit Ministrine e Financave per burgim te padrejte dhe jo Prokurorine e Pergjithshme”. Keshtu u shpreh deputeti i Partise Demokratike, Gent Strazimiri, i cili bëri publike vendimet e gjykatave ne vitin 97, qe provojne, sipas tij, se eshte Ministria e Financave gjate qeverisjes se Pandeli Majkos, ajo qe ka demshperblyer disa nga drejtuesit kryesore te regjimit komunist dhe jo Prokuroria e Përgjithshme, sic deklaroi ne pergenjehtrimin e tij zoti Majko. 

Gjate interpelances me dy anetare te kabinetit qeveritar per zbatimin e ligjit per demshperblimin e te ish te denuarve politike, zoti Strazimiri tha se ne shumicen dërrmuese te rasteve, ishte Qeveria socialiste e drejtuar nga zoti Majko, ajo qe demshperbleu persekutoret, ku perveç Ramiz Alise, jane edhe dy ish-Prokuroret e Pergjithshem, Aranit Cela dhe Rrapi Mino, dy ish-ministra te Brendshem, Simon Stefani dhe Hekuran Isai dhe ish-Drejtori i  Sigurimit te Shtetit, Zylyftar Ramizi.

“Gjithçka kemi thene eshte e vertete dhe dokumentat e tyre e provojne. Ne fakt, eshte e vertete qe ne Ministrine e Financave eshte e pamundur te gjesh faturat e pagesave, por jane keto vendime gjykatash qe ata nuk kane zhdukur dot. Dhe kjo dëshmon pike per pike faktin se gjate periudhes se shkurter qe zoti Majko ka qene Kryeminister i këtij vendi Ministria e tij e Financave dhe jo Prokuroria e Pergjithshme, qe gjithashtu ishte e tij, kane demshperblyer per dite burgu, bujarisht ne kohe rekord, te gjithe persekutoret, shkaktaret e këtij demi financiar dhe moral, qe akoma sot ne po perpiqemi ta paguajme”, tha Strazimiri.

Sipas zotit Strazimiri platforma e socialisteve per trajtimin e ceshtjes se ish te denuarve dhe te perndjekurve politike do te vazhdoje te mbetet tallje dhe hipokrizi derisa drejtuesit socialiste te kerkojne ndjese per te shkuaren, ne emer te se ardhmes.

“Përfshirja e PS ne ceshtjen e te përndjekurve politike do te besohej vetem kur ata do te kene thene publikisht dhe ne menyre te ndjere, me fal! Secili prej atyre qe sot eshte deputet i PS ka nje borxh personal, te lene nga babi biologjik, per t’i kerkuar nje “me fal” te pakten nje viktime, duke nisur nga i biri i Kristaq Rames, Edi Rama, firmosesi i aktit te ekzekutimit te Avzi Neles, dhe duke vazhduar me te birin e Xhelil Gjonit, Sul Bushatit dhe sa e sa te tjereve bij te sigurimit te shtetit qe nuk kane patur nje fytyre publike ne ate kohe, por kane bere gjemen neper Shqiperi, nga Tropoja deri ne Delvine”, tha Strazimiri. 

Top Channel