Busek: Ballkanasit nuk bashkëpunojnë

20/10/2010 00:00

Ish-drejtuesi i paktit të stabiliteti për Europën Juglindore Erhard
Busek, pranon se i ashtuquajtur Plani Marshall për rajonin nuk dha
rezultatet që priteshin, por përgjegjësinë për këtë e shikon tek
Qeveritë dhe jo donatorët.

Sipas tij, ky ishte shkaku se pse dështuan edhe disa nga projektet e mëdha rajonale.

“Unë mendoj se Korridori i Tetë nuk është cështje financimesh sepse ka mjaft para te disponueshme. Por eshte problem i bashkepunimit mes vetë vendeve të rajonit. Ështe shume e veshtire t’i besh ato te punojne bashke. E njejta gje ndodh me fondet e programit IPA te Bashkimit Europian. Ka shume para, ka shume fonde rajonale, por nuk shpenzohen sepse nuk ka projekte te përbashkëta të elaboruara”, thotë Busek.
 
Një njohës i mirë i zhvillimeve politike zoti Busek komenton edhe kritikat e hedhura për rolin e ndërkombëtareve, që sipas disa OJF-ve kanë krijuar në Shqipëri një regjim stabilokracie, që ofron stabilitet jashtë por me luhatje mes demokracisë dhe tendencave autokrate brenda.

“Per mua ajo per te cilen ka nevoje eshte nje angazhim me i madh nga shoqeria civile. Demokracia nuk varet vetem nga Qeverite dhe komuniteti nderkombetar, por edhe nga pjesëmarrja e qytetareve. Une nuk jam nje fan i ndërtimit të demokracise nga nderkombetarët. Ky nuk eshte model suksesi dhe mjafton te shohesh Afganistanin apo Irakun per ta kuptuar.  Mendoj se jeni ne drejtimin e duhur, por duhet te beni me shume dhe pikerisht kjo ishte ajo qe kisha nder mend kur fola per shoqerine civile”, tha Busek.
 
Në lidhje me integrimin zoti Busek kërkon më shumë durim, pasi sipas tij kjo është dhe çështje konjukturash në vendet anëtare, që tashmë përballen dhe me krizën ekonomike, e cila ka injektuar pasiguri duke dëmtuar procesin e zgjerimit.

Top Channel