Lunaçek: Bisedimet, pjesë e rezolutës

15/09/2010 14:20

Eurodeputetja austriake Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian thotë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e rezolutës së aprovuar nga KB, e cila parashikon zhvillimin e dialogut midis dy shteteve të pavarura”.

Sipas RTK-se, Lunacek shtoi se e ngarkuara e BE-së me politikën e Jashtme Ketrin Eshton ka kërkuar që rolin e ndërmjetësimit ta ketë Bashkimi Evropian dhe jo Kombet e Bashkuara.

”Parlamenti Evropian përkrah plotësisht zhvillimin e këtyre bisedimeve dhe idenë që këto bisedime të zhvillohen nën kryesimin e Bashkimit Evropian”, tha Lunaçek.

Top Channel